Maqedonia e Veriut vijon me bilancin e rëndë, 404 raste dhe 14 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

23:34 | 24 Tetor 2020
Arbresh Info

Maqedonia e Veriut është një prej shteteve ballkanike që po shënon më shumë viktima nga COVID-19 në 24 orë.

14 pacientë kanë humbur jetën së fundmi kurse 404 raste kanë dalë nga testimet.

Shkupi mban kryesimin e rasteve me 172 raste, teksa raste kanë dalë edhe në Strumica 29, Prilep 25, Gostivar 20, Koçan 18 apo Kumanova 15 me Dibrën 14.

Të shëruarit gjithashtu kanë qenë në shifra të larta, por jo në krahasim me të infektuarit. 182 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme