Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se pas iniciativës së zv.kryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 103-të e GFCE (Global Forum on Cyber Expertise) – Forumi Global për Ekspertizën Kibernetike, në të cilin janë anëtare qeveritë e vendeve më të zhvilluara në botë dhe bashkëpunojnë në temën e sigurisë kibernetike, organizata të tilla si OSBE, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Interpoli dhe shumë të tjera.
Nga Qeveria e RMV-së thonë se me të gjitha ministritë dhe institucionet që i janë përkushtuar kësaj fushe dhe në kuadër të GFCE-së do të punojë në katër tema: Politikat dhe strategjitë, menaxhimi i incidenteve dhe mbrojtja e infrastrukturës nga sulmet kibernetike, krimi kibernetik, kiber-kultura dhe ndërtimi i kapaciteteve.
“Përmes GFCE-së do të punohet në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit të Qeverisë dhe organizatave që ofrojnë mbështetje dhe punojnë në temën kibernetike në Maqedoninë e Veriut, për të cilën GFCE ka zhvilluar një platformë për monitorimin dhe koordinimin e projekteve dhe aktiviteteve”, thonë nga Qeveria.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...