Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me BE-në, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.
Alyaksandr Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta, në të cilat kërkohej dorëheqja e tij, që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.
Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve.
Ka pasur, gjithashtu, raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.
Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.
Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.
Lukashenka sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt, vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord më 19 nëntor që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke përfshirë këtu edhe bizneset, si përgjigje ndaj “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike, tw cilat filluan pas zgjedhjeve të kontestuar presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.
Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Alyaksandr Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.
Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell.
Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë./REL/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...