Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Me këtë Konferencë ndërqeveritare, më në fund pas 17 viteve pritjeje, vendi zyrtarisht i hapë negociatat për anëtarësim në BE, pasi që e para mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor më 9 prill 2001 në Luksemburg e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, e cila hyri në fuqi në vitin 2004, ndërsa një vit më vonë e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Në Konferencë, kryeministri Kovaçevski deklaratën e hapjes do ta lexojë në gjuhën maqedonase.
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrat për punë të jashtme dhe të brendshme Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski.
Para Konferencës Ndërqeveritare, kryeministri Kovaçevski do të ketë takim edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. /Alsat
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...