Google ADS

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës në vend për 30 ditë

11:58 | 5 Gusht 2021
arbresh.info

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve.

Propozimi erdhi nga institucionet që merren me emergjencat e krizave dhe menjëherë qeveria ka marrë vendimin.

Hera e fundit që Maqedonia e Veriut ka shpallur krizën ka qenë prej pandemisë.

Me këtë vendim nënkuptohet se qeveria mund të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, komunave dhe Shkupit, kurse me marrëveshje shfrytëzohen resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionere./BW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme