Google ADS

Maqedonia e Veriut shënon një vjetorin e anëtarësimit në NATO

08:58 | 27 Mars 2021
Arbresh.info

Maqedonia e Veriut sot shënon një vjetorin e anëtarësimit të plotë në NATO, si vendi i 30-të i kësaj aleance.

Me zyrtarizmin e anëtarësimit, Maqedonia e Veriut realizoi qëllimin strategjik, të vendosur me konsensus gjatë vitit 1993.

Ndërsa, vetëm tre ditë më vonë, më 30 mars të vitit të kaluar, flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit për t`u valëvitur përpara selisë së NATO-s në Bruksel me flamujt e vendeve të tjera anëtare, transmeton alsat.

Më parë, Protokolli i pranimit midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2019. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin e ratifikimit të Traktatit Veri-Atlantik në një seancë solemne më 11 shkurt të 2019.

Ndërsa, më 12 korrik të vitit 2018 në Samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia e Veriut mori thirrjen për t’u bërë anëtare e Aleancës, por pas nënshkrimit të protokollit të pranimit midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut shkurtin të 2019, procesi i ratifikimit të këtij protokolli filloi të nënshkruhet në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës dhe u finalizua më 17 mars me ratifikimin e protokollit në parlamentin e Spanjës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme