Maqedonia e Veriut rihap ambasadën e saj në Kyiv, e cila ishte mbyllur pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Rihapja e ambasadës u bë nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, ku u prit nga homologu i tij zoti Dmytro Kuleba.
Dy ministrat diskutuan mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, për pasojat ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe më gjerë.
Zoti Osmani vizitoi edhe qytetin Irpin, pranë Kyivit, ku pa shkatërrimet e shumta si pasojë e bombardimeve të forcave ruse. Ai shprehu solidaritetin e vendit të tij me popullin e Ukrainës.
Zoti Osmani u shpreh se “liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton ndihmë, mbështetje dhe respekt”.
Ai tha se Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.
Kuleba dhe Osmani kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve duke theksuar nevojën që ky proces të marrë vëmendjen e shtuar pas zhvillimeve të fundit.
Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba falënderoi Maqedoninë e Veriut “për qëndrimin parimor dhe aktiv që nga fillimi duke i siguruar ndihmë Ukrainës”, siç u shpreh ai.
Zoti Kuleba tha se: “Nëse Bashkimi Evropian vërtet kujdeset për të ardhmen dhe mirëqenien e Ervopës, atëherë e vetmja zgjidhje për këtë do të ishte zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Lindjes, për t’u bashkuar me vendet të cilat i ndajnë vlerat e përbashkëta me BE-në”. VOA
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...