Prej të enjten do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restorantet, gjegjësisht ata do të mund të punojnë deri në ora 21:00.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai thotë se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim tjetër të masave.
“Sot në seancë të qeverisë, kemi miratuar propozimin, që nga 21 janari, orari i punës për objektet hotelerike të jetë deri në ora 21:00. Javën e ardhshme pasi ta analizojmë gjendjen epidemiologjike në vend, mund të ketë ketë lehtësim shtesë të masave, gjegjësisht orari i punës së kafeneve të jetë deri në ora 23:00”, ka shkruar Filipçe.
Ndryshe, vendimi që kafenetë të punojnë deri në ora 18:00 u soll në dhjetor të vitit 2020, me qëllim që të ndalohen grupimet gjatë vitit të ri dhe me këtë edhe të parandalohet përhapja e COVID-19./telegrafi
Денеска на седница на Влада, усвоивме предлог, од 21.01 работното време на угостителските објекти да биде до 21 часот….
Posted by Венко Филипче on Tuesday, January 19, 2021
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...