Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare maqedoanse, Igor Janushev thotë se partia e tij nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi duke theksuar se është shpenzim i panevojshëm të cilin e paguajnë qytetarët.
“Publikisht thamë nga foltorja e Kuvendit se është shumë dhe se është shpenzim i panevojshëm. Në të kaluarën s’ka qenë kështu, ndërsa shpenzimet i paguajnë qytetarët”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë kur do të diskutohet për përbërjen e re qeveritare, Janushev deklaroi se do të kundërshtojnë politikat jo të mira që po i zbaton LSDM dhe Zaev dhe se kuadrot që janë ofruar janë të vjetra dhe të harxhauara.
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...