Maqedonia e Veriut nesër në Bruksel do të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase. Menjëherë pas kësaj fillon skriningu i cili do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.
Dje në Sofje është nënshkruar edhe protokolli bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa para kësaj është mbajtur takimi i komisionit ndërqeveritar, ku morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.
“Bullgaria është vendi që mbështet më fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj se me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë do të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut dëshirojnë më së shumti, e ajo është anëtarësimi në BE”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, pas nënshkrimit të protokollit dypalësh në Sofje.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, theksoi se kjo është një mundësi historike për ne, që pas 17 viteve të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë mundësinë për të filluar negociatat me BE-në.
“Kjo shënon fillimin e fazës së fundit të anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë se procesi dypalësh me Bullgarinë dhe negociatat e anëtarësimit do të mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve tona. Presim mbështetje nga Bullgaria në këtë rrugë”, tha Osmani pas nënshkrimit të Protokollit.
Dy ministrat vlerësuan se është bërë progres në punën e pesë grupeve sektoriale dhe ajo që duhet bërë është që kjo të përkthehet në praktikë.
Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi dje pasi në Qeveri u miratua korniza propozim-negociative e presidencës franceze me BE-në, pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë pas informimit për këtë dokument.
Ministri Osmani dje në brifing me gazetarët theksoi se tri çështjet e rëndësishme për ne – gjuha, çështjet historike nuk duhet të jenë përcaktues për hapjen dhe mbylljen e kapitujve dhe se negociatat duhet të fillojnë tani, i kemi marrë.
“Republika e Bullgarisë mori kushtëzimin e konferencës së dytë ndërqeveritare me ndryshime kushtetuese. Ky është kompromisi”, tha Osmani.
Përkrahja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut është pjesë përbërëse e Protokollit, ndërsa këtu sqarohet mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në e cila në rastin e vendit ndahet në dy faza: konferenca politike, fillimi i procesit të skrinigut, pastaj konferenca e dytë dhe hapja e kapitujve, por pasi që Maqedonia e Veriut t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Osmani sot theksoi se skriningu fillon menjëherë pas konferencës ndërqeveritare nesër.
“Republika e Bullgarisë shpreh gatishmërinë të pajtohet të mbahet konferenca e parë politike ndërqeveritare me BE-në me mirëkuptimin se konferenca e ardhshme ndërqeveritare për kompletimin e fazës së hapjes së negociatave për anëtarësim do të mbahet menjëherë pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e saj do t’i përfshijë ato qytetarë të saj të cilët jetojnë në territorin e shtetit dhe janë pjesë e popujve të tjerë, siç është populli bullgar”, theksohet në Protokoll.
“Konform propozimit francez, pasnesër mbahet konferenca ndërqeveritare, pastaj skriningu një vit e gjysmë, pas përfundimit të skriningut do të ketë konferencë të dytë ndërqeveritare, për të nuk ka vendim të ri të Këshillit Evropian, por nesër në orën 18 e 30 merren vendime për dy konferencat dhe për të parën para skriningut dhe për të dytën pas saj, me atë që e dyta kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese”, tha Osmani.
Ai theksoi se një pjesë e popujve të tjerë, të njëjtën që kanë komunitetet e tjera në vend, pra pjesa ku qëndron populli serb, vllah, rom… vazhdon pjesa populli kroat, malazez, bullgar. Thotë se kjo nuk është risi, duke përmendur këtu Kroacinë e cila në Kushtetutën e saj përfshin 25 komunitete para se të bëhet anëtare e Unionit.
Në dokument theksohet se Qeveria e Maqedonisë së Veriut pajtohet që konferenca e ardhshme ndërqeveritare për kompletimin e fazës së hapjes së negociatave për anëtarësim të mbahet pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet në Kushtetutë për përfshirjen e atyre qytetarëve të saj që jetojnë në territorin e shtetit, ndërsa janë pjesë e popujve të tjerë, siç është populli bullgar, konform procedurave të brendshme përfshirë edhe ligjin kushtetues për zbatimin e tyre.
Sa i përket gjuhës, ai tha se me gjithë përgjegjësi morale dhe politike pohon se gjuha maqedonase mbetet e pastër, pa fusnota dhe shtesa.
“Për marrëdhëniet bilaterale, ne e kemi mbyllur çështjen me Republikën e Bullgarisë. Kjo është klauzola gjuhësore nga viti 1999 dhe 2017 – gjuha maqedonase konform Kushtetutës, gjuha bullgare konform Kushtetutës, pasi ajo është çështje e zgjidhur dhe ne asnjëherë në këto bisedime nuk jemi përpjekur të ndryshojmë qëndrimin e Republikës së Bullgarisë, por si të parandalojmë që ky qëndrim të bëhet evropian. Dhe këtë betejë e fituam pasi në BE tani dhe në të ardhmen gjuha do të jetë e pastër pa asnjë kualifikim, fusnota dhe shtesa”, theksoi Osmani.
Deklarata e djeshme e ministres bullgare të Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska për gjuhën maqedonase, Osmani tha se ka qenë në drejtim të asaj se Bullgaria nuk mund të imponojë qëndrimin e saj në Bashkimin Evropian.
“E rëndësishme për mua është që komisioni të thotë “nëse pranojmë, mund ta zbatoni lirisht, sepse ne qëndrojmë pas tij”. Spekulimet se Komisioni ka afate për hapjen dhe mbylljen e kapitujve nuk janë të sakta sepse informacioni “e inkurajojmë komisionin për anëtarësim në BE” nënkupton në një farë mënyre vullnet politik nga të dyja palët”, tha Osmani.
Siç theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Komisioni inkurajohet që çështjet e mesjetës t’i përfundojë në një vit, nuk ka afate të tjera kohore dhe inkurajohet që të përfundojë punën e tij deri në hyrjen e vendit në BE.
Pas konferencës së ministrit Osmani, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski ka reaguar në një intervistë për Sitelin, i cili ka thënë se gjatë procesit negociator Bullgaria nuk e mbyll çështjen e gjuhës maqedonase.
Mickoski njoftoi se do t’i propozojë Komitetit Ekzekutiv të partisë që të fillojë iniciativa për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve dhe deklarimin e qytetarëve për referendum, nëse janë pro apo kundër protokollit të nënshkruar nga Qeveria.
Më herët, pas miratimit të konkluzioneve në Kuvend për propozimin francez, Mickovski në konferencë për shtyp informoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë nënshkruar deklaratë në notar përmes së cilës konfirmojnë se nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese.
Për dallim nga opozita, LSDM-ja në pushtet këtë proces e ka vlerësuar si sukses për qytetarët dhe shtetin dhe thekson se vazhdojnë me ritme të shtuara t’i bashkohen familjes së madhe evropiane ku shumë shpejt edhe zyrtarisht do të dëgjohet gjuha jonë maqedonase. /AlsatM/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...