Maqedonia e Veriut renditet e 67-ta nga gjithsejtë 117 vendet sipas studimit ndërkombëtar të bërë nga Indeksi për Buxhet të Hapur (OBI).
Vlerësimi për buxhet transparent për Maqedoninë e Veriut është notuar 41 (nga 100), ku vlerësimi prej 100 tregon transparencë të kënaqshme dhe 0 të pakënaqshme, informojnë nga Transparenca Ndërkombëtare Maqedoni (TNM).
“Për sa i përket vendeve të rajonit, Maqedonia ka një vlerësim më të mirë për një nuancë të lehtë (41), sesa Serbia (40), dhe Bosnja dhe Hercegovina (33). Vendi më i mirë i renditur është Bullgaria me vlerësim prej 71, ndërsa Kroacia dhe Sllovenia vlerësohen 68 dhe Shqipëria me 55.
Maqedonia pati rezultatin më të lartë për një buxhet transparent në vitin 2010 me 49 (nga 100), ndërsa rezultatin më të ulët në 2012 dhe 2015 – 35 ( nga 100), ndërsa në vitin 2017 nota ishte 37”, njoftojnë nga Transparenca Ndërkombëtare Maqedonia.
Sa i përket përfshirjes së opinionit në krijimin e buxhetit kombëtar, thuhet në deklaratë, Maqedonia ka vlerësim 0 (nga 100), e cila është më e ulta në rajon, ndërsa Serbia ka një vlerësim prej 2 për përfshirje të opinionit, Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqipëria (7), Sllovenia (11), Kroacia (22), Bullgaria ka rezultat më të mirë në rajon me vlerësim prej 26 pikë./telegrafi
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...