Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International për vitin 2020, i vendos Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën në mesin e vendeve në botë, ku gjendja me korrupsionin përkeqësohet më së shumti.
Këto dy vende ballkanike janë në vendin e 111 të listës, me gjithsej 180 vende, pozitë të cilën e ndajnë me Panamanë dhe Mongolinë. RMV-ja ka shënuar rënie për tetë vende në krahasim me vitin 2012.
Maqedonia e Veriut është më keq e radhitur në rajon, me 35 pikë. Sllovenia ka pozitë më të mirë nga vendet e rajonit, me 60 pikë, më pas Kroacia me 47, Mali i Zi-45, Serbia-38 dhe Kosova me 36.
Ndërsa vendet më të mira në nivel global janë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda dhe shtetet tjera perëndimore me shkallë të lartë të demokracisë.
Sipas raportit, pandemia e ka diktuar vitin e kaluar, por edhe plotësisht e ka zbuluar anën më të errët të korrupsionit, të cilin qytetarët e kanë paguar me jetët e tyre. Institucionet e paralizuara nga korrupsioni, ju kanë dhënë prioritet vjedhjeve të mjeteve publike, në dëm të sigurimit adekuat të mbrojtjes shëndetësore./Telegrafi/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...