Maqedonia e Veriut, në Kërçovë nuk raportohet asnjë rast me koronavirus

16:56 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari thotë se në këtë komunë nuk ka të infektuar me coronavirus. Ai tha se personi i infektuar me coronavirus që u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë, nuk qëndron në Kërçovë dhe se ka ardhur nga vendet evropiane.

“Kërçova ende është e paprekur nga Covid-19. Rasti më i ri që është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, është në izolim në qendrën e Shkupit, që vjen nga vendet e evropës dhe nuk ka qëndruar në Kërçovë”, tha Dehari.

Sot në vend u regjistruan 41 raste të reja me coronavirus, ndërsa 29 janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme