Maqedonia e Veriut, moti sot me vranësira dhe i ftohtë

08:10 | 18 Prill 2022
A. B.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira dhe kryesisht i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, do të fryjë dhe erë e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale o të arrij në 9 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme