Maqedonia e Veriut, moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

08:12 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe pak më i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Paradite do të ketë më shumë periudha dielli, ndërsa pasdite me kushte të paraqitjes së shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 5 deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm, paradite me periudha dielli, ndërsa pasdite me kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të bie në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim nuk pritet ndryshim i madh i motit. Në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me vranësira, reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme