Maqedonia e Veriut, moti gjatë ditës së nesërme pritet të jetë me shi dhe me vetëtima

14:08 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme dhe në ditët në vazhdim moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me vetëtima.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nga 25 deri 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Moti gjatë ditëve në vijim pritet të jetë jostabil ndërsa gjatë ditës së nesërme dhe kah mesi i javës pritet të ketë erë të përforcuar. Reshje më të rënda të shiut pritet të ketë nga dita e hënë.

Gjatë periudhës së ardhshme temperaturat do të ulen ndërsa në fund të javës moti pritet të jetë më stabil dhe me më ngrohtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme