Maqedonia e Veriut në seancën e 98-të qeveritare ka miratuar Raportin mbi negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis qeverisë së Turqisë dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Në një njoftim me shkrim pas seancës së 98-të të mbajtur përmes video-konferencës, qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se marrëveshja e miratuar ka të bëjë me zbatimin e mbështetjes financiare në vlerë prej 100 milionë lira turke (11.5 milionë dollarë).
“Mjetet financiare janë të destinuara për sigurimin e produkteve dhe shërbimeve të nevojshme për qëllime ushtarake nga kompanitë lokale në Turqi, kryesisht kompani nga industria turke e mbrojtjes për qëllime ushtarake”, tha qeveria.
Sipas njoftimet, mjetet financiare, do të përdoren për blerjen e pajisjeve për Forcat e Operacioneve Speciale, si dhe për blerjen e automjeteve dhe pajisjeve për njësitë logjistike.
Në seancën në fjalë, qeveria po ashtu solli vendim për përjashtimin nga pagesat e tarifave për shërbimet e fluturimit dhe shërbimet terminale në hapësirën ajrore të vendit për fluturimet e policisë dhe ushtrisë së avionëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë, me qëllim për ndihmë në shuarjen e zjarreve në hapësirë të hapur.
Sipas qeverisë, ky vendim ka për qëllim lehtësimin e procedurave për mbërritjen e ndihmës së huaj nga avionët dhe shkurtimin e kohës për vendosjen dhe veprimin në zonat e krizës./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...