Fillimi i sezonit të ngrohjes mund të ndryshoj në orarin e shkollave dhe mësimdhënësit ti rikthej në shtëpi.
Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se është e mundur që mësuesit orët e mësimit nga distanca ti mbajnë nga shtëpia me qëllim që e gjithë klasa mos të ngrohet vetëm për një mësimdhënës. Siç tha ajo, në vend që mjetet të harxhohen për ngrohje do të përdoren për IT pajise dhe për infrastrukturën e shkollës.
“Me racionalizimin e mjeteve mund të arrijmë shumë më tepër investime në infrastrukturë, në pajisje kompjuterike, në vend që mjetet financiare ti harxhojmë për ngrohjen e gjithë klasës për vetëm një mësimdhënës. Por këto janë tema për diskutim. Por, e them se një vendim të tillë do ta sjellim bashkë me kryetarët e komunave dhe për një vendim të tillë, opinioni do të njoftohet me kohë”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Gjithashtu, Carovska tha se këtë vit ekskursionet shkollore nuk do të mund të organizohen. Udhëzimet lidhur me këtë tashmë u janë dërguar shkollave nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
“Udhëzimet u dërguan nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Nxënësit mund të ecin deri në pesë kilometra, të lëvizin së bashku me mësuesit në mënyrë që të socializohen. U bëj thirrje drejtorëve të shkollave përgjegjëse për organizimin e ekskursioneve që të telefonojnë prindërit e nxënësve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët se si do t’u kthehen paratë e ekskursioneve të vitit të kaluar. Por këtë vit, nuk lejohen ekskursione”, u shpreh Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Një ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftuan se deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Byroja për zhvillimin e Arsimit sot doli me rekomandimin që notimi i nxënësve të zhvillohet online për shkak të rritjes së infektimeve, por edhe me prani fizike të nxënësve nëse mësimdhënësit nuk do të jetë në gjendje që vlerësimin ta bëjnë nga distanca duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19. Në një klasë nuk duhet të ketë më shumë se dhjetë nxënës ndërsa qëndrimi i tyre në klasë gjatë vlerësimit të zgjasë nga 20 deri 30 minuta./alsat-m
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...