Maqedonia e Veriut, Krusheva qyteti i vetëm pa asnjë rast me COVID-19

14:25 | 18 Tetor 2020
Arbresh.info

Që nga fillimi i epidemisë, 20 raste janë regjistruar në Krushevë.

Në Krushevë për momentin nuk ka raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vatër e re është Strumica ku 357 raste aktualisht janë aktive. Qytetet në listë me numër të rritur të rasteve aktive janë Tetova, Kumanova, Prilepi dhe Koçani.

Nga e hëna, Kuvendi do të votojë mbi masat e propozuara, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në hapësira të hapura.

Në 24 orët e kaluara, 11 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 95 pacientë u shtruan në spital. Ka 65 pacientë me mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient me ventilim mekanik.

Në spitalin Kozle 9 fëmijë dhe 9 nëna pozitive për covid-19 janë shtruar në spital.

Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 7 pacientë, ndërsa gjithsej 46 pacientë janë të shtruar në spital. Janë 3 pacientë në aparat respirator./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme