Ministrat për çështje evropiane do të mblidhen sot në kuadër të Këshillit të dhjetorit për punë të përgjithshme të BE-së, në të cilin Maqedonia e Veriut shpreson të marrë datë për nisjen e negociatave.
Siç njofton AIM, as Shkupi e as Tirana nuk kanë mundësi të mëdha për zhbllokimin e situatës, për shkak të vetos bullgare.
Sipas burimeve diplomatike, opsion i ndarjes së Shkupit dhe Tiranës nuk ka mbështetje nga ministrat, përveç atij bullgar. Mundësia që Sofja ta heq veton për Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së nesërme, është në duar të vendeve anëtare dhe vullnetit të tyre për ta bindur Bullgarinë.
Sofja këmbëngul që marrëveshja e miqësisë të lidhet me procesin e zgjerimit të Maqedonisë së Veriut dhe të thuhet shprehimisht në konkluzionet për Maqedoninë e Veriut që duhet të dalin nga takimi i sotëm ministror.
Siç janë gjërat tani për tani, presidenca sllovene, së bashku me një sërë shtetesh anëtare, e kundërshton këtë kërkesë, sepse kjo do të nënkuptonte bilateralizim të të gjithë procesit, që është në kundërshtim me metodologjinë e re të negociatave të BE-së dhe do të përbënte një precedent për vendet e ardhshme për të negociuar.
Deri në fund të kësaj dite, ministrat e BE-së, të cilët sot kanë edhe pika të tjera në agjendë përveç zgjerimit, do të duhet të dalin në një përfundim për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...