Pavarësisht faktit se do të shuhet Prokuroria Speciale Publike apo do të themelohet institucion i ri, nëse nuk ndëshkohen të gjithë ata që kanë keqpërdorur me se shumti me pushtetin shtetëror, varros shpresën dhe vret ëndrrën e qytetareve se në këtë vend do të vendoset sundimi i se drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik.
Kështu e vlerësojnë ekspertët juridik propozimin e ri të Ministrisë së Drejtësisë për shuarjen e PSP-së dhe inkuadrimin saj në një institucion të ri që do të luftojë nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend. Gjithçka pas PSP-së është humbje shprese Mersim Maksuti ekspert juridik shprehet se vazhdimi i punës së PSP-se ne formën e re të propozuar me propozim ligjin e ri nuk kthen e besimin e qytetarëve në vendosjen e drejtësisë. “Ky institucion është duke dështuar në punën 5 vjeçare për të cilën u formua. PSP nuk ruajti autonominë e saj, nuk ruajti kompetencat e saj dhe pa një reforme të mirëfilltë të gjyqësorit me një veting të aq pritur në gjykata dhe prokurori nuk mund te priten rezultatet e dëshiruara as të PSP-së, nesër ristrukturuar brenda Prokurorisë së rregullt për krim te organizuar”, thotë Maksuti.
Ngjarjet e fundit sipas Maksutit që ndodhen rreth PSP-se lidhur me dorëheqjen e Katica Janevës aspak nuk jep shpresa të reja se edhe institucioni i ri që parashihet të formohet se në këtë vend do të vendoset sundimi i së drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik.
“Ngritja e përgjegjësisë eventuale ndaj Katica Janevës si dhe dështimi i këtij institucioni bashkë me gjykatat në gjykimin, dënimin, burgosjen si dhe mos konfiskimin e asnjë qindarke e te gjithë atyre që keqpërdorën më se shumti me pushtetin shtetërore varros shpresën dhe vret ëndrrën e qytetarëve se në këtë vend do të vendoset sundimi i se drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik”, thotë Mersim Maksuti, ekspert juridik. Jo të ndryshojmë ligjet por të ndryshojmë praktikën Edhe Mirjana Najçevska eksperte juridike shprehet e bindur se pa marr parasysh se do të ekziston PSP-ja apo do të formohet prokurori e re për luftimin e krimit të larët patjetër se duhet të jetë prioritet. “Nëse në pozitat kyçe vendoset njerëz profesional atëherë si me ligjin e mëparshëm por edhe me ligjin e ri institucioni i ri duhet patjetër t’i mbyll të gjitha rastet e proceduara dhe të hapë procese të reja ndaj të gjithë atyre që kaun shkelur ligjin. Mirëpo kjo në të vërtet varet se cilët njerëz do të vendosen në këtë institucion. Sepse institucionet vlejnë aq sa janë të vlefshëm njerëzit në këto institucione. Se sa ishte e vlefshme shefja e PSP-në kjo tani më u pa”, thotë Najçevska duke shtuar se nuk bëhet fjalë për ndryshim të ligjeve. “Edhe me ligjet e mëparshme dhe ligjin e ri mund të bëhet shumë.
Nuk është puna t’i ndryshojmë ligjet por të ndryshojmë praktikën dhe njerëzit të cilët i keqpërdorin pozitat e tyre”, thotë Najçevska. Ndërsa sa i përket Ligjit të ri i cili parasheh zhdukjen e disa bisedave të përgjuara përveç atyre të cilave janë dëshmi në për proceset gjyqësore që udhëhiqen, po tentohet të zhduken ato bisedat të përgjuar që kanë të bëjnë me rastin e “Liqenit të Smilkovës” apo “Lagjen e Trimave” më qëllim që të mos zbulohen autorët e vërtet të këtyre dy rasteve Najçevska thotë se juridikisht nuk është e lejuar të asgjësohet ndonjë indikator apo dëshmi që çon në kryerjen e veprës penale. “Nëse me ligjin e ri parashihet asgjësimin e “bombave” kjo do të thotë pjesëmarrje direkte e pushtetit në kryerjen e veprave të rënda kriminale. Nuk ekziston një gjë e tillë që do të arsyetonte asgjësimin e çdo bisede të përgjuar e arkivuar deri më sot, si dëshmi ekzistuese për kryerje të veprave kriminel apo korrupsion.
Të gjitha këto materiale nuk guxohet te asgjësohen por t’i barten institucionit të ri që do të formohet dhe në mënyrë adekuate të shfrytëzohen e të tjerat që nuk do të shfrytëzohen të arkivohen dhe të ruhen”, thotë Najçevska. Është momenti i fundit, thotë ajo, të krijohen institucione dhe njerëzit që do të udhëheqin më këto institucione nëse bëjnë shkelje të ligjit patjetër të përgjigjen para institucioneve ligjore. “Besimi te këto institucione ligjore nëse deklarativisht ndonjë nga këto institucione do ta shpallin si të pavarur, besimi ndërtohet në bazë të punës që e ka kryer institucioni përmes vendimeve të prera se dikush duhet të dënohet për veprat kriminale apo korrupsion që i ka kryer. Pavarësisht se PSP-ja do të mbetet apo do të formohet institucion i ri, nëse nuk tregojnë rezultatet në luftimin krimit dhe korrupsionit, vështirë se populli do të ketë besim në shtetit juridik ”, thotë Mirjana Najçevska, eksperte juridike./koha
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...