Maqedonia e Veriut i merr donacion 50 mijë vaksina “Pfizer” nga Bullgaria

11:05 | 17 Shtator 2021
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut.

“Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, tha Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur të përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë./Telegrafi

Të ngjashme