“Është formuar grup i punës për Kodin zgjedhor dhe të gjitha partitë kanë nominuar përfaqësues të tyre, sikur edhe institucionet më të rëndësishme dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.
Këtë e tha sot në konferencë për shtyp Bojan Mariçiq, i cili tha se në Kodin zgjedhor do të vendosen gjithë ato ndryshime në lidhje me modelin e zgjedhjeve për të cilat do të arrihet konsensus, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në këtë mënyrë hapim proces i cili do të zgjasë disa muaj dhe në të cilat do të diskutohen edhe çështjet e lidhura me modelin zgjedhor, por edhe çështje tjera të lidhura me procesin zgjedhor, ndërsa para se gjithash ka të bëjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Mariçiq.
Kishe shumë ide, tha ai, duke e përfshirë edhe një njësi zgjedhore të cilat ishin promovuar prej para zgjedhjeve parlamentare, megjithatë tani prejse është formuar grupi i punës për Kodin zgjedhor do të hyjmë në biseda serioze.
“A do të arrijmë pëlqim të partive politike për një njësi zgjedhore do të shohim nga procesi. Mendoj se është e vlefshme të bisedohet për të gjitha idetë dhe e rëndësishme është të shikohet se çka është ajo që do ta përparojë demokracinë”, deklaroi Mariçiq
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...