Republika e Maqedonisë së Veriut fiton qasje të drejtpërdrejtë në fondet e BE-së me të cilata financohen projekte për infrastrukturën që lidh rajonin, cilësinë e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm, kjo sot u theksua në Këshillin e Iniciativës Adriatiko-Joniane në Budva si rezultat i hapave të parë të marra me vullnet të mirë dhe ndërtimit të besimit që i parapriu marrëveshja e Prespës.
Siç njoftojnë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, anëtarësimi në Iniciativën Adriatiko-Joniane dhe anëtarësimi i mëtejmë në Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatiko-Joniane është përfitim i drejtpërdrejtë dhe konkret i zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë.
“Anëtarësimi në Iniciativën Adriatiko-Joniane është rezultat i hapave të parë për vullnetin e mirë dhe ndërtimin e besimit që i parapriu marrëveshja e Prespës, përkatësisht riemërtimit të emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës në Greqi. Këto vendime, si dhe zgjidhja e përgjithshme e kontestit me Greqinë, hapën mundësitë për qasje në fondet e BE-së dhe përshpejtuan procesin e integrimit në BE, nga e cila përfituan të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet deklarata.
Zv. ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrei Zhernovski, mori pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe Strategjinë e Katërt të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian EUSAIR në Budva./Telegrafi
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...