Maqedonia e Veriut është shteti i parë në Evropë me më shumë të burgosur të arratisur.
Sipas statistikave të publikuara nga “Landgeist”, numri i të burgosurve të arratisur në 10.000 mijë prej tyre, është 691.
Në këto të dhëna të publikuara nga “Landgeist”, shihet se është pothuajse e kundërta e numrit të të burgosurve për 100,000 banorë. Vendet me përqindje më të ulët të popullsisë së burgosur, kanë shkallë më të lartë të arratisjeve nga burgu.
Vendet nordike dhe Holanda kanë një nga përqindjet më të ulëta të popullsisë së burgosur, por edhe një nga përqindjet më të larta të arratisjes nga burgu.
Në vendet me një popullsi të vogël të të burgusurve, numër i vogël arratisjesh mund të rrisin ndjeshëm shkallën e arratisjes nga burgu.
Pas Maqedonisë së Veriut (me 691 të arratisur, nga 10 mijë të burgosur), është Holanda me 315 dhe Zvicra me 284.
Ka edhe vende që nuk kanë paraqitur fare arratisje nga burgjet, si Shqipëria, Malta, Mali i Zi, Qipro, San Marino, Monako, Çekia, Sllovenia, Irlanda e Veriut dhe Latvia./Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...