Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, deklaroi se vendi i tij mund të rrezikohet nga kërcënime serioze.
Maqedonia e Veriut në 40-50 ditët e ardhshme hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se e presim ratifikimin e anëtarësimit tonë në NATO dhe në mesin e muajit të ardhshëm presim datën për fillim të negociatave me BE-në.
Sipas kreut të shtetit, gjatë periudhës së ardhshme duhet t’i kushtohet kujdes edhe dialogut Prishtinë-Beograd, pasi vendit të tij mund t’i kanosen rreziqet edhe nga rifillimi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Vizion Plus.
Nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim vijnë disa gjysmë informata se së shpejti mund të rigjallërohen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se në Kosovë së shpejti do të ketë zgjedhje, po ashtu në pranverë edhe në Serbi do të ketë zgjedhje. Po kjo çështje ka një potencial të madh të ndikojë në mënyrë pozitive ose negative në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne kufizohemi me të dy shtetet në Veri dhe duhet të jemi të gatshëm për të gjitha mundësitë që mund të ndodhin prej këtyre negociatave.
Këshilli i sigurisë kombëtare u mblodh për here të parë pas tre vitesh dhe në të morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska si dhe shefi i diplomacise Nikolla Dimitrov.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet