Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë helikopterë Ukrainës

09:52 | 30 Mars 2023
A. B.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një kumtese shtesë ka plotësuar raportin e seancës së sotme qeveritare.

Një vendim i ri që qëndron në këtë kumtesë, është miratimi i informacionit për nevojën e arritjes së Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme