Qeveria e Maqedonisë së Veruit informon se eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare.
Nga Qeveria thonë se sot anëtarët e Komitetit për Tregti Ndërkombëtare mbështetën propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion fondet nga ky instrument.
“Do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste. Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat publike, gjegjësisht vetë instrumenti lidhet me zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike, sistemin tatimor, partneritetet publike-private, përmirësimin e mjedisit të biznesit, transparencën fiskale, transparencën në shpërndarjen e fondeve të ndihmës shtetërore, efikasitetin energjetik, reformat në drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit. Merret parasysh Instrumenti për kujdes dhe likuiditet, të cilin Ministria e Financave e ka dhënë vitin e kaluar përmes FMN-së, ndërsa të cilin Fondi e ka vetëm me vende me fundamente të shëndetshme ekonomike”.
“Qeveria e përshëndet miratimin e ndihmës makrofinanciare për vendin tonë, që është një shembull tjetër i partneritetit që kemi me BE-në dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ne. Angazhimi i Qeverisë sonë për zbatimin e reformave, përkundër disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike botërore në vitet e kaluara, janë dëshmia më e mirë e përkushtimit në rrugën evropiane dhe dëshirës që e ardhmja jonë të jetë në kuadrin e familjes së madhe evropiane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...