Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadën në Greqi

19:45 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për hapjen e ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë me seli në Athinë.

Vendimi, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kaloi në mbledhjen e 118-të të Qeverisë ku u sjell edhe vendimi për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë, me seli në Selanik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vendimet, siç thuhet në njoftim, do të nisin me hyrjen në fuqi të amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme