Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

14:37 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Gjatë presidencës rumune Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, tha shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, në konferencën e sotme për shtyp pas takimit të 41-të të Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës.

Sot në Greqi është mbajtur takimi i 41-të, në suaza të presidencës greke, ndërsa nga janari i vitit 2020, kryesimin do të marrë Rumania, e cila edhe pritet që vendi ynë të bëhet pjesë e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi.

Zaharieva, në konferencën për shtyp, në të cilën morën pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, u përqendruan në presidencën e kaluar bullgare dhe të vendimeve të marra.

“Do të doja të përmend se në Sofje, të gjitha vendet anëtare votuan për pranimin e Maqedonisë së Veriut në organizatën tonë dhe ne jemi të gatshëm t’i dëshirojmë mirëseardhje gjatë presidencës rumune, kur do të përfundojë procedura e ratifikimit të kartës”, tha Zaharieva.

Në Organizatë për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi anëtare janë 12 vende Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme