Qeveria e Maqedonisë thotë se deklarata e sekretares shtetërore për Çështje Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias sa i përket gjuhës maqedonase, është në kundërshtim të propozimit portugez për gjetjen e një zgjidhje.
Sipas Qeverisë, deklarata të këtilla nuk ndihmojnë në procesin e ndërtimit të besimit dhe kuptimit të ndërsjellë.
“Konteksti dhe momenti janë sensitive dhe për këtë shkak i bëjmë thirrje përfaqësuesve të vendeve që janë përfshirë në proces dhe që nuk kuptojnë mirë rastet në Maqedoni dhe Bullgari, të përmbahen nga kualifikimet ose sqarimet të proceseve lidhur me kontestet tona nacionale”, shtojnë nga Qeveria.
Në reagimin e Qeverisë theksohet se gjuha maqedonase është kyçe në identitetin e popullit maqedonas dhe gjuha është pranuar dhe kodifikuar më specifikat e saja unikate e vërtetuar me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...