Me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon shënim solemn të këtyre dy festave të rëndësishme, me të cilat do të nderohen heronjtë të cilët morën pjesë në luftën antifashiste.
Siç bëjnë të ditur nga Qeveria, disa delegacione do të vendosin lule në varrezat partizane në Butel dhe para përmendores së “Çlirimtarëve të Shkupit”, ku do të ketë fjalime nga përfaqësues të delegacioneve.
Në panel diskutimin e djeshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të titulluar “Rruga drejt 2030”, si ngjarje hyrëse në Forumin e Prespës për dialog të këtij viti, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, e theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave thelbësore përmes instrumenteve të BE-së.
“Vitin e kaluar i filluam negociatat, më 19 korrik, skriningu është jashtëzakonisht i dobishëm, sepse na jep mundësi edhe të prezantojmë se ku jemi, por gjithashtu edhe të marrim pyetje dhe të kuptojmë si është gjendja në Bashkimin Evropian sot, lidhur me temat kryesore dhe fushave kryesore. Përveç skriningut, ne kemi raporte të skriningut në bazë të të cilave do të duhet të bëhen instrumentet kryesore – udhërrëfyesit”, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili është edhe negociatori kryesor me BE-në, theksoi se qëllimi është i arritshëm në vitin 2030 të bëhemi anëtare e BE-së nëse fillojmë të punojmë nga sot.
Ami Larson Xhejn, ambasadorja e Suedisë e cila është kryesuese aktuale me BE-në, panel diskutimin theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i së drejtës janë vlera themelore të cilat duhen të respektohen për t’u bërë anëtare e BE-së. .
Ajo shtoi se ka shumë sfida në frontin e brendshëm, por ka edhe shumë gjëra pozitive.
Dita e Evropës, 9 Maji, është vendosur si një ditë për të kujtuar Deklaratën e ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman në vitin 1950, e cila konsiderohet si hapi i parë i rëndësishëm në themelimin e BE-së.
Maqedonia e Veriut pas 17 viteve status të kandidatit, vitin e kaluar më 19 korrik përfundimisht në mënyrë formale i filloi negociatat parainkuadruese me BE-në me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...