Në 24 orët e kaluara, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 88 pacientë janë të shtruar në spital. 54 pacientë janë në në mbështetje me oksigjen, nuk ka pacient në ventilim mekanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në spitalin në Kozle janë shtruar në spital 30 pacientë të moshuar pozitivë me Covid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë dhe të ndjeshëm ndaj virusit.
12 pacientë të rinj u pranuan në spitalin “8 Shtatori”, gjithsej 123 pacientë janë shtruar në këtë spital. 5 pacientë janë në respirator.
41 pacientë u shtruan në spital në Manastir, ndërsa 45 pacientë u shtruan në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar, 92 pacientë janë shtruar në spital – pozitiv ose që janë të dyshimtë për Covid-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 3.678.