Deri në 100.000 ton ushqim në Maqedoni përfundojnë në plehra, ndërsa rreth 460,000 njerëz brenda vendit nuk sigurojnë tre vakte brenda ditës.
Sipas të dhënave të shoqatës “Site Siti” flasin se më së shumti hidhen pemët dhe perimet të prodhimit vendor.
Ky fenomen paraqitet i tillë edhe në korniza globale, ku sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrokulturë rreth 820 milion njerëz në botë janë të uritur.
“Për momentin në botë janë të uritur më shumë se 800 milion njerëz ndërsa shteti ynë për fat të keq bën pjesë në vendet ku jo çdo qytetar ka mjaftueshëm ushqim që të mund të ushqehet për vete dhe për familjen e tij. Krahas kësaj nuk është në pyetje vetëm sasia e ushqimit por dhe kualiteti i tij. Parashikimet janë ende më serioze. Me ndikimin e kushteve klimatike ndaj prodhimtarisë bujqësore dhe shfrytëzimi jo i rregullt i resurseve natyrore, në dekadat e ardhshme pritet që rreth 2 miliardë njerëz në botë të jenë të pa ushqyer”- tha Rosana Duxhak, Koordinator resident i Kombeve të Bashkuara në Maqedoni.
Pavarësisht se numri i njerëzve të cilët nuk arrin të konsumojnë ushqimin e duhur ditor është shqetësues, nga ana tjetër sa vjen e shtohet numri i personave me mbipeshë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrokulturë konsideron se çështja nuk qëndron vetëm tek bollëku i ushqimeve, por me rëndësi është cilësia dhe mënyra e tyre e konsumimit, sepse jo gjithmonë është e nevojshme vetëm të kihet ushqim për konsumim. Këtë vit, dita botërore e ushqimit ka në fokus ngritjen e vetëdijes kolektive për rëndësinë e prodhimit të ushqimit të shëndetshëm me qëllim realizimin e qëllimit global “ Zero uri”./alsat
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...