Këshilli i Evropës sot ka publikuar Raportin për gjendjen e të burgosurve në vendet e Evropës për vitin 2016, ku thuhet se Maqedonia ka shkallë më të madhe të ikjes së të burgosurve.
Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës nga burgjet, në Maqedoni shkalla e ikjes është 188 të burgosur në 10 mijë. Me këto shifra Maqedonia është e para në Evropë sa i përket ikjes së të burgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vendin e dytë është Finlanda, por me numër shumë më të ulët të ikjeve (10 të burgosur në 3 mijë)
Maqedonia ka shënuar statistika shqetësuese edhe gjatë vitit 2014, ku në 3100 të burgosur janë arratisur 114.
Autori i studimit Marceli Aebi, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Lozanës (Zvicër) për AIM, tha se nuk e di arsyen e saktë për këtë gjendje, por sipas tij përgjigja duhet të kërkohet tek rojet e burgjeve.
Maqedonia sipas raportit është mes shteteve me shkallë më të ulët të të burgosurve në krahasim me rojet (6.2), ndërsa vetëm Rumania dhe Moldavia kanë shkallë më të lartë.
Për dallim nga shtetet tjera evropiane Maqedonia ka më pak shtetas të huaj në burg, por Këshilli i Evropës nuk ka të dhëna me statistikat etnike për këtë fenomen dhe nuk është në gjendje të tregojë nëse bashkësitë e vogla etnike janë “më të përfaqësuara” në burgje.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon