Maqedonia e fundit në rajon sa i përket transparencës në komuna

11:48 | 24 Nëntor 2019
L G

Transparenca është kusht kryesor për demokracinë për shkak se ju mundëson qytetarëve të kenë mundësi për informacione dhe dije që janë të nevojshme për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, në marrjen e vendimeve dhe kërkesës së përgjegjësisë për politikat që po zbatohen.

Me transparencë, qasje, integritet dhe efikasitet janë vlerësuar institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mila Josifovska Danilovska nga ‘Metamorfozis’ sqaron se transparenca e komunave dhe institucioneve tjera është kur informacionet organizative, buxheti dhe procedurat për furnizime publike janë të publikuara dhe të qasshme. Qasja ka të bëjë për sigurimin dhe respektimin e procedurave për qasje të lirë në informacione ndërsa integriteti në anën tjetër përfshin mekanizmat për parandalimin e korrupsionit, zbatimin e kodeve etike kurse efikasiteti ka të bëjë me monitorimin dhe vlerësimin e politikave që i zbatojnë institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fondacioni ‘Metamorfozis’ që nga viti 2016 zbatoi hulumtim tre vjeçar përmes indeksit së transparencës, si mjet të projektin ‘ACTION SEE” financuar nga BE. Josifovska Danillovska thotë se rezultatet e vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 tregojnë rritje minimale.

Nga parametrat e marra në nivel shteti, Maqedonia ndodhet në vendin e fundit në rajon në transparencë.

“Gjendja është alarmante, duke marrë parasysh thelbin e eksistencës së kumanove, ku ato duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, transparencën e bazojnë në të dhëna të hapura dhe kanë proceduram të qarta për marrjen e shërbimeve publike, por edhe llogaridhënie dhe sqarime se si janë shpenzuar paratë që kanë qenë në dispozicion dhe në çfarë mënyrë është kanë përmirësuar jetesë”, thotë Josifovska Danillovska.

Nga vendet e rajonit, më mirë i vlerësuar është Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia në vend të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme