Maqedonia edhe zyrtarisht ka dërguar shkresë tek CEFTA, BE dhe Qeveria e Kosovës, përmes së cilës kërkon tërheqje të vendimit për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë.
Ministria e Bujqësisë në Maqedoni thekson se nëse Kosova nuk e tërheq vendimin, Qeveria e Maqedonisë do të merr masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore.
Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës po bisedojnë për të gjetur zgjidhje për vendimin për rritjen e doganave. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, javën e ardhshme do të kenë takim me ministrat resor të Kosovës, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, mes tjerash do të diskutojë edhe për vendimin për rritjen e doganave.
“Qeveria e Maqedonisë dhe e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm për gjetjen e zgjidhjes adekuate. Në drejtim të zgjidhjes së problemit, ministri Nikollovski është në komunikim të vazhdueshëm me ministrat resor të rajonit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, zyrtarisht vendimi i Qeverisë së Kosovës ka hyrë në fuqi më 18 korrik dhe me të rriten për 30 për qind doganat për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë. Kjo masë do të zgjasë tre muaj dhe vlen për gjitha shtetet që importojnë në Kosovë.
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...