Dymbëdhjetë pjesëtarët të ARM-së në nëntor duhet të shkojnë në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan, ndërsa mandati do t’ju përfundojë pas gjashtë muajve, në maj, ndërsa në misionin “Altea”, nga Maqedonia do të marrë pjesë një pjesëtarë, oficer shtabi, gjithashtu me mandat prej gjashtë muajve.
Komisioni parlamentar i Mbrojtjes dhe sigurisë i kaloi sot Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e vendosur”, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të BE-së “Altea” në Bosnjë dhe Hercegovinë për procedure të mëtutjeshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Radmilla Sheqerinska në fjalimin e saj deri tek anëtarët e Komisionit theksoi se 12-të pjesëtarët e ARM-së do të marrin pjesë në misionet në pjesën e Komandës për trajnim, këshillimit dhe asistimit. Financimin për kompensimet, si dhe pagat do t’i mbulojë Maqedonia, ndërsa shpenzimet për transport, akomodim dhe ushqim i sigurojnë vendet partnere.
Kryetari i Komisionit për Mbrojtje, Hari Llokvenec kërkoi prej ministres të sqarojë se çfarë do të thotë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO lidhur me misionet, gjegjësisht nëse do të ketë rritje të numrit të ushtarëve në misione.
“Këto janë temat për të cilat bisedojmë në bisedimet parainkuadruese me NATO-n dhe një prej mesazheve politike të cilat na i dërgojnë nuk është vetëm angazhimi ynë shumëvjeçar në misionet e NATO-s i cili gjithmonë vlerësohet, por edhe fakti se gjithmonë vendimet për NATO-n, por edhe misionet e tjera sillen me shumicë të madhe në Kuvend. Vendimi për pjesëmarrjen tonë në misionet është vendim që e sjell Kuvendi, por është fakt se ushtria jonë në emër të interoperabilitetit dhe anëtarësimit në NATO do të duhet të ketë numër më të madh të ushtarëve të gatshëm për pjesëmarrje”, tha ministrja Sheqerisnka./Telegrafi
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve