Qeveria e Maqedonisë në seancën e nesërme do të debatojë për propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbylljen e konsullatës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë.
Kjo kërkesë ndërlidhet me shpalljen e pavarësisë së Katalonjës dhe heqjen e autonomisë së saj, gjë e cila mund të asocojë në atë se Qeveria e Maqedonisë orientohet drejt politikës së Madridit.
Sërish, vendimi për mbylljen e konsullatës në Barcelonë vjen pas ngjarjes së përgjakshme në Australi ku policia e këtij shteti arrestoi konsullin e Maqedonisë, Mario Deus, me shtetësi spanjolle për shkak të mbytjes së tre fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur në prill të 2017-s kurse për vendimin e MPJ-së u tha se do të kumtohet pas përfundimit të hetimit të rastit. MPJ ende nuk ka dalë me një qëndrim.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...