Maqedonia dhe Serbia të gjitha mospajtimet eventuale në raportet dypalëshe do t’i zgjidhin përmes dialogut. Ky është epilogu kryesori bisedës telefonike që zhvilluan të mërkurën në mesditë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një komunikatë të përbashkët, dy drejtuesit e lartë shtetëror thanë se angazhohen për forcimin e raporteve mes dy vendeve.
“Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe atij serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
“Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre”, vijon komunikata.
“Dy vendet gjithashtu do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë, me çka do t’i kontribuojnë stabilitetit të rajonit”, thuhet në komunikatën e përbashkët prej katër pikave.
Presidenti serb të martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Shkup të stafit diplomatik gjatë muajit shtator, por ka thënë se raportet me Maqedoninë më nuk do të jenë të nivelit më të lartë. Serbia akuzon Maqedoninë për përgjimin e diplomatëve të saj dhe se në mesin e të përgjuarve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...