Tridhjetë milionë euro shtesë ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, që i miratoi dje Bashkimi Evropian, duhet të shfrytëzohen për nevojat për menaxhim të kufijve dhe valën e migrantëve, për sigurim të qëndrimit dhe shërbimeve të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe për mbështetje bashkësive lokale.
Nga Komisioni evropian cekën se këto mjete janë miratuar krahas 59 milionë eurove të cilat tashmë janë ndarë për Maqedoninë dhe Serbinë prej fillimit të krizës së migrantëve në vitin 2015.
“Pakoja e mikratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet vendasëse kur janë në pyetje kufijtë dhe migrimi në rajon. Do të mundësojnë vazhdim të mbështetjes për policinë kufitare me qëllim që kontrolli i kufijve të bëhet në pajtim me standardet evropiane dhe me qëllim të ndalimit të kontrabandimit të njerëzve. Mjetet do të sigurojnë mbështetje të mëtutjeshme për ata të cilët janë përgjegjës për sigurimin e nevojave themelore të migrantëve dhe refugjatëve, siç është vendosja, shërbimet shëndetësore, por edhe mbrojtja, posaçërisht e grupeve të ndjeshme”, ceket në kumtesën e KE-së.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës