Maqedonia dhe Mali i Zi do të formojnë grupe pune me qëllim që vendi t’i shfrytëzojë përvojat pozitive nga Podgorica në periudhën e bisedimeve aderuese për në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në tryezë me Bashkimin Evropian, vendi fillimisht duhet të hapë kapitullin 24 që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, që në pjesën më të madhe janë në kompetencë të ministrive të brendshme.
“Në këtë pjesë, është shumë e rëndësishme mbështetja nga ministri, për të na ndihmuar që bashkë t’i realizojmë këto hapa që kanë të bëjmë me bisedimet aderuese në kapitullin 24”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Ministri malazez, i cili ishte për vizitë pune në Ohër, u shpreh se Maqedonia do të përfitojë shumë nga anëtarësimi në NATO. Ai tha se pasi Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota, dukshëm është rritur klima investuese.
Në rrugën drejt integrimeve evropiane, Mali i Zi deri më tani ka hapur 31 kapituj në bisedimet me BE, nga gjithsej 35 kapituj. Ndërkohë dy ministrat në Ohër firmosën marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore./Telegrafi/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...