Maqedonia dhe Kosova me Komitet të përbashkët për integrimet evropiane

18:10 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i komitetit të parë të përbashkët pvr integrime evropiane mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i Osmanit, nga ana e Republikës së Kosovës në këtë komitet kanë marë pjesë përfaqësues të Ministrisë për integrime evropiane të Kosovës, të udhëhequr nga ministrja Dhurata Hoxha, ndërsa nga ana e Republikës së Maqedonisë, krahas zv.kryeministrit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Sekretariatit për çështje evropiane dhe Ministrisë për Punë të Jashtme.

Mbledhja u mbajt në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim në çështjet e integrimeve evropiane, të nënshkruar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Integrime Evropiane të Kosovës.

Përveç përfitimeve nga shkëmbimi i përvojave, në këtë mbledhje janë hapur edhe temat pvr aktivitetet e deritanishme në kuadër të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në kontekst të fondeve të BE-së dhe projekteve të përbashkëta në suaza të procesit të Berlinit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme