Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian do të nënshkruajnë një marrëveshje për blerjen e përbashkët të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Në seancën e sotme, Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e procedimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët për blerjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, dhe autorizoi Ministrin e Shëndetësisë që të nënshkruajë dhe zbatojë si duhet marrëveshje për blerjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore me Komisionin Evropian.
Në seancën e sotme, Qeveria gjithashtu miratoi vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet përdoruesve të buxhetit të qeverisë qendrore dhe ndërmjet fondeve, sipas të cilit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në pjesën e veçantë në nën-kolonën e parë të kolonës së shpenzimeve të buxhetit të miratuar, bëhet shpërndarja e mjeteve në vlerë prej 6.542.000.000 denarë.
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan