Përfaqësuesit e institucioneve më të korruptuara u mblodhën në një vend. Sipas një hulumtimi të Organizatës “Transparencë Maqedoni”, Drejtoria e Doganave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kryesojnë listën e korrupsionit.
A duhet që qytetarët të inkurajohen nëse denoncimi trajtohen profesionalisht nëpër institucione. Ata duhet të kenë kurajë të paraqesin rastet e korrupsionit duke iu garantuar diskrecioni sipas Ligjit për mbrojtjen e “informatorëve”. Të shohim çfarë më tej, çka do të ndodh kur ne do të denoncojmë ndonjë lloj të korrupsionit në institucione. Çka do të ndodh në vazhdim të procedurës dhe sa ne jemi të mbrojtur gjatë informimit për të pasur një luftë më të suksesshme kundër korrupsionit”-tha Ana Janevska, Organizata “Transparencë Maqedoni”.
Drejtori i Doganave Gjoko Tanasoski, Zëvendës-Ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani, Ndihmësi i Ministrit për kontroll të brendshme në MPB, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska anashkaluan gazetarët. Nuk u përgjigjën se cilat janë masat për parandalimin e korrupsionit në resorët e tyre. Atë që s’e thanë vendorët, ua tha përfaqësuesja e BE-së Anabel Regal.
Korrupsioni vazhdon të jetë sfidë edhe për shtetet e BE-së. Kërkimet tregojnë se korrupsioni brenda një viti ekonomisë evropiane i shkakton dëme prej 120 miliard eurosh. Andaj duhet të bashkoni forcat për të luftuar korrupsioni, duke u mbështetur në vlerat demokratike sidomos vendet si ju, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”-pohoi Anabel Regal, përfaqësuese nga delegacioni i BE-së.
Korrupsioni në doganë është regjistruar në mit-marrjet e doganierëve. Tek mantel bardhët, rastet e korrupsionit vërehen tek pritjet e pacientëve për marrjen e shërbimeve me prioritet, tha zv.minsitri i Shëndetësisë Arsllani. Asistenti i Ministrit për kontroll të brendshme, Andonov tha se në tre vitet e fundit në MPB janë ngritur rreth 1.000 iniciativa për afera të dyshimta korruptive ndaj policëve, të cilët në shumicën e rasteve kanë përfunduar me përgjegjësi disiplinore.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...