Temperatura mesatare dhe me pak shi na presin këtë vjeshtë. Pas verës së pazakontë me reshje këtë muaj nuk priten reshje të dukshme, ndërsa temperaturat do të jenë të larta edhe mbi mesataren.
Meteorologët parashikojnë temperaturat në shtator, tetor dhe nëntor të jenë në korniza të atyre mesatare për periudhën e viteve 1981-2010 me besueshmëri të shmangies prej plus-minus një gradë Celsius. Temperatura mesatare mujore për shtatorin, tetorin dhe nëntorin mesatarisht në këtë periudhë është rreth tetë gradë Celsius në pjesët malore deri në 16.9 gradë Celsius në Gjevgjeli.
Në muajin e parë të vjeshtës, shtator priten temperatura mbi mesataren që do të lëviz prej 12 deri në 14 gradë Celsius në pjesët malore, 14 gradë Celsius në Berovë, 16 në Kriva Pallankë, 17 në Prilep, Manastir dhe Ohër, 19 në Shkup, Shtip dhe Strumicë, 20 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Mot relativisht i ngrohtë do të mbajë edhe në dekadën e dytë të këtij muaji me rënie të vogël të temperaturës për dy deri në tre gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë edhe paraqitje të shpeshtë të jostabilitetit, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj vijon mot stabil dhe më i ngrohtë me rritje të temperaturave të ditës për dy deri në tre gradë e cila do të lëvizë prej 25-33 gradë Celsius.
Në 10 ditët e fundit të shtatorit, gjithashtu do të jetë mot stabil dhe relativisht ngrohtë me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.
Vjeshta e thatë do të mbisundojë gjithkund dhe reshjet gjithkund do të jenë nën mesataren./alsat
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?