Mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancës, test për qytetarët për përgjegjësi më të madhe. Virusi korona ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve. Lehtësimi i masave kufizuese do të vijojë gradualisht, por kryesisht do të varet nga përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve.
Autoritetet kompetente njoftuan se duke respektuar masat e miratuara, ne ngadalë do ta kthejmë jetën në normalitet. Nëse deri disa muaj më parë ishte e pamundur të imagjinohet se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme, sot kemi një situatë më ndryshe. Duket se numri e qytetarëve që janë larguar nga shtëpia pa maskë po bëhet gjithnjë e më i vogël. Qytetarët thonë se tashmë janë mësuar t’i mbajnë maskat mbrojtëse.
“Mbajtja e maskave nëse jemi të vetëdijshëm është gjëja më normale, nëse e mban një herë, dy, tre dhe mësohesh, i mbajmë rregullisht kur duhet të dalim me grup njerëzish …”
“Mbron shumë. E mbani çdo ditë? Po, sepse jam diabetik”.
“Shoh që po respektohet, të paktën te unë në mëhallë, në punë, çdo kund respektohet”.
Edhe pse ende nuk janë konfirmuar rregullat, por disa nga restorantet dhe kafenetë po fillojnë me përshtatjen e objekteve të tyre. Kamera e Alsat sot vërejti një restorant në Debar Mallo i cili i kishte larguar tavolinat në distancë prej 2 metrave, duke vendosur paravan në mes. Pronari që nuk deshi të flasë para kamerave, tha që me këto kushte, objekti i tij do të punojë vetëm me 45% të kapacitetit. Korona virusi imponoi protokolle të veçanta për hyrje në barnatore, markete, shitore më të vogla dhe gjatë shfrytëzimit të transportit publike. Mbajtja e maskës u bë e detyrueshme dhe nëse qytetari nuk e mban të njëjtën, dënohet me 20 euro për persona fizik dhe 2000 për persona juridik.
https://youtu.be/QKuwGKIGwO0
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...