Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 199 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 180.243 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 6.097, me 32 viktima të regjistruara gjatë ditës së fundit.
Vendi po ashtu regjistroi 556 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga virusi ka arritur në 159.365.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14.781.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.190.914 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.558 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në kushte të mjegul...
Sara dhe Driloni bëjnë dush bashkë
Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Yamal
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në...
Dashuri, tradhti, ndarje e kurorëzim/Dramat e Showbizzit shq...
Osmani: Vazhdojmë me aktivitete për fuqizimin e Kosovës sovr...