Numri i pacientëve të hospitalizuar nga coronavirus është ulur, konsideron drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq. Sipas saj, në Klinikën për momentin ka 122 pacientë të shtruar, 100 prej të cilëve me pasqyrë më të rëndë klinike. Rreth 12 pacientë janë në ventilim joinvaziv, kurse shumica prej tyre janë kyçur në aparat me përqendrim të lartë të oksigjenit.
“Ky është numri më i ulët. Që moti nuk kemi pasur numër të tillë të pacientëve të shtruar. Shpresoj se kjo tendencë do të vazhdojë edhe më tej”, tha Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive.
Mjeku Dejan Dokiq njoftoi se në covid-qendrat në klinikat infektive dje në mbrëmje ka pasur vetëm tre pranime dhe nuk ka pasur të vdekur.
“Gjithsej ka 104 shtretër të lirë nga kapaciteti i përgjithshëm me 220 shtretër. Kjo do të thotë se ka 116 të hospitalizuar, asnjë prej tyre nuk ka nevojë nga ventilimi joinvaziv ose respirator”, deklaroi Dejan Dokiq, pulmolog.
Në lidhje me vaksinat Fajzer që duhet të arrijnë, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nga kompania kanë kërkuar që ende të mos publikohen detaje.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media