Numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni shënon ulje. Vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në vend, ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë janë të interesuar për t’u vaksinuar.
Gjatë ditës së djeshme ka filluar edhe vaksinimi i personave me sëmundje të rralla, cili bëhet në sallën sportive “A1 Arena Boris Trajkovski”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje nga 3.073 testime, pozitiv rezultuan 46 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në RMV ka arritur në 155.117, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, ndërsa 5.356 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.571.
Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët që të paraqiten për t’u vaksinuar kundër coronavirusit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?